Tabaku kritika qeverisë: Zhvlerësimi i euros po dëmton ekonominë shqiptare, po humbasin bizneset dhe familjet
Forcimi i lekut nuk është shoqëruar me një ekonomi më të zhvilluar apo me rritje të mirëqenies për qytetarët. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvlerësimi i euros po sjell pasoja të drejtpërdrejta për emigrantët, eksportuesit, bujqësinë, fasonerinë dhe bizneset që sigurojnë të ardhura në valutë, ndërsa shpenzimet i kryejnë në lekë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku kundërshton idenë se niveli aktual i kursit të këmbimit është dëshmi e forcimit të ekonomisë shqiptare. Sipas saj, një monedhë kombëtare e fortë duhet të mbështetet te rritja e prodhimit, eksporteve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Ajo argumenton se asnjë nga këta faktorë nuk justifikon rënien e euros në nivelet aktuale. “Vlera prej 93 lekësh që ka arritur euro nuk vjen as nga një prodhim...
Burimi:
sot.com.al