Sula: Siguria ushqimore, zjarret dhe minierat në fokus të masave për qarkun e Dibrës

Sula: Siguria ushqimore, zjarret dhe minierat në fokus të masave për qarkun e Dibrës

Inspektori i Përgjithshëm, Dash Sula deklaroi dje se me rritjen e numrit të vizitorëve gjatë periudhës verore, kontrollet në subjektet që tregtojnë e përpunojnë produkte ushqimore do të intensifikohen, me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë për banorët dhe turistët. Në një prononcim për mediet, Sula theksoi rëndësinë e sigurisë ushqimore në kuadër të masave të ndërmarra për sezonin turistik në qarkun e Dibrës. Ai bëri me dije se, përveç sigurisë ushqimore, fokus i veçantë do t’i kushtohet edhe problematikave të tjera specifike të qarkut si siguria e minierave. “Bashkia Bulqizë, e njohur për aktivitetin e saj në nxjerrjen e kromit, mbetet një ndër zonat me prioritet të lartë inspektimi. Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë vitit 2026 janë regjistruar vetëm 3 aksidente...