Statistikat për veprat penale, Monitor: Pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit

Statistikat për veprat penale, Monitor: Pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit

Veprat penale të lidhura me pastrimin e parave në Shqipëri u rritën në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, duke treguar për një intensifikim të aktivitetit financiar të dyshuar dhe të skemave gjithnjë e më të sofistikuara për futjen e fondeve të paligjshme në ekonomi. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave mbi krimet dhe drejtësinë penale, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” arriti në 520 raste gjatë vitit 2025, me një rritje prej 11% krahasuar me një vit më parë. Ky nivel përbën rekordin më të lartë të regjistruar në 10 vitet e fundit dhe rikthen trendin rritës pas një periudhe dyvjeçare rënieje, që kishte nisur pas kulmit të mëparshëm prej 509 rastesh në vitin 2022. Fenomeni i pastrimit të parave...