Sistemi ‘bonus-malus’, ulet me 2.5% çmimi mesatar i sigurimit të makinës

Sistemi ‘bonus-malus’, ulet me 2.5% çmimi mesatar i sigurimit të makinës

Sistem bonus-malus në çmimet e sigurimit të makinave ka nisur të japë efektet e para këtë vit. Sipas skemës qe nisi te zbatohet vitin e kaluar, çmimi i siguracionit do të përcaktohej mbi historikun e aksidenteve, fuqisë motorike, moshës së shoferit dhe përvojës në timon. Të dhënat e fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se mbi këto faktorë, primi mesatar është ulur me 2.5%. Rënia e primit mesatar tregon se shoferët qe nuk kanë shkaktuar aksidente në 2025 po “shpërblehen” duke paguar më pak, ndërsa shoferët që kanë kryer aksidente po paguajnë më shumë. Sa i përket tregut të sigurimeve në tërësi, ai shënoi rritje 6% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, me të ardhura nga primet që arritën vlerën 5.9 miliardë...