Shtyhet deri më 6 korrik afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Bujqësisë
Afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 është shtyrë me 10 ditë, duke u dhënë mundësi më shumë fermerëve të përfitojnë nga programi i mbështetjes financiare. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur dje për mediet se “vendimi është marrë për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve të regjistruara gjatë ditëve të fundit dhe afati, që përfundonte më 26 qershor, është shtyrë deri më 6 korrik”. “Këto ditë kemi pasur një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve. Për t’u dhënë mundësi sa më shumë fermerëve të bëhen pjesë e Skemës Kombëtare, kemi vendosur ta shtyjmë afatin edhe me 10 ditë”, u shpreh Salla. Ministri bëri të ditur se deri tani kanë aplikuar rreth...
Burimi:
sot.com.al