Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

Ekspansioni i ndërtimeve dhe hovi i shtrenjtimit të banesave në vend, po mban në ‘alert’ sektorin bankar, i cili thekson se ekspozimi që kanë në pasuri të paluajtshme është rreziku i tretë më të rëndësishëm në aktivitetin e tyre. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pronat e palujtshme janë përdorur si kolateral, për gati gjysmën e stokut të kredive, vlera e të cilit shkon në 4.6 miliardë euro. Çmimet e larta të pronave po shtojnë çdo vit e më shumë ekspozimin e bankave në sektorin e pasurive të patundshme përmes kredive. Në fund të vitit 2025, afro 440 miliardë lekë (4.6 mld euro) kredi, ose gjysma e stokut të kredive, mbuloheshin me kolateral, përmes pasurive të paluajtshme. Në krahasim me 2024-ën ky ekspozim është shtuar...