Termometri prek 40°C në Tiranë/ Ja si parashikohet moti për sot, 8 gusht 2026
Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore të vendit në mesditë deri pasdite. Në relievet e larta malore kryesisht në veri dhe në lindje reshjet në formën e shtrëngatave në periudha tepër afatshkurtra. Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Burimi:
sot.com.al