Shtimi i bankave, cikël i ri apo tendencë kalimtare?
Këtë vit pritet që të nisin aktivitetin dy banka të reja tregtare. Pas një cikli konsolidimi, i nisur afërsisht një dekadë më parë, numri i bankave aktive në treg po rritet përsëri. A shënon hyrja në treg e bankave të reja një fazë të re zgjerimi apo në afat të gjatë, sektori do të lëvizë përsëri drejt përqendrimit? Bankierët mendojnë se, me shumë të ngjarë, e ardhmja do të jetë përsëri konsolidimi. Madhësia e vogël e tregut, kostot e larta rregullatore, nevojat e vazhdueshme për investime me qëllim rritjen e digjitalizimit dhe eficiencës operative do ta bëjnë të rëndësishme arritjen e një shkalle të caktuar për të ruajtur konkurrueshmërinë. Sektori bankar shqiptar duket se e ka mbyllur ciklin e konsolidimit dhe përqendrimit që zgjati afërsisht...
Burimi:
syri.net