Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në sistemin bankar shqiptar. Sipas Raportit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2025 vlera totale e depozitave arriti në 1.8 trilionë lekë, duke shënuar një rritje prej 9.1% krahasuar me një vit më parë. Depozitat e qytetarëve dhe bizneseve vijojnë të jenë burimi kryesor i financimit për bankat, ku mbi 80% e burimeve të financimit të sistemit bankar vijnë nga kursimet e klientëve. Gjatë vitit të kaluar është rritur edhe pesha e depozitave në monedhën vendase, duke arritur në 49% të totalit. Ndërkohë, qytetarët kanë treguar preferencë më të madhe për depozitat me afat, veçanërisht ato afatgjata,...
Burimi:
javanews.al