Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Të marrësh para borxh edhe për qejf. Të paktën këtë prirje duket se po ndjekin shqiptarët vitet e fundit për të financuar jo vetëm pushimet verore, por edhe blerje të ndryshme. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, verën e kaluar bankat ofruan 390 milionë lekë në formën e overdrafteve në euro, një shifër që pritet të tejkalohet edhe gjatë kësaj periudhe. “Lidhet me entuziazmin e tyre, por edhe me nevojën për të plotësuar kërkesat në familje. Po të shohim kohët e fundit, një pjesë e madhe e elektroshtepiakëve apo celularëve financohen nga institucionet financiare të kreditimit, të cilat u mundësojnë qytetarëve t’i blejnë me këste”, thotë Artur Ribaj, ekspert banker. Rritja e përdorimit të kësaj forme huamarrjeje, por edhe e kredive konsumatore në tërësi,...