Shqipërisë i është rritur më shumë kosto e argëtimit, sipas indeksit të harmonizuar me BE të çmimeve

Shqipërisë i është rritur më shumë kosto e argëtimit, sipas indeksit të harmonizuar me BE të çmimeve

Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe sipas Inflacionit të matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). Në muajin Prill 2026 është 2,8 %, i njëjtë me normën e publikuar më herët nga INSTAT. Megjithatë, ndryshe nga INSTAT, që tha se rritja më e lartë ishte në grupin e transportit, që u ndikua nga shtrenjtimi i karburantit, sipas indeksit të harmonizuar, shtrenjtimi më i lartë ishte për argëtimin. Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,6 % pasuar nga grupet “Transporti” me 4,1 %, “Pije alkoolikë dhe duhan” me 4,0 %, “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 3,0 %, “Sigurime...