Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

Shqipëria, tregu që po rritet më shpejt në hartën turistike të Europës Juglindore për qiratë ditore

Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për 12 muajt e përfunduar në mars 2026, oferta e akomodimeve afatshkurtra në vend u rrit me 19.3%, ritmi më i lartë mes vendeve të krahasuara në rajon. Mesatarisht, Shqipëria numëronte gati 27 mijë listime të disponueshme çdo muaj, duke mbetur pas vetëm Rumanisë për nga madhësia e tregut. Rumania vijon të mbajë pozicionin e tregut më të madh në rajon me 32,828 listime mesatare mujore, ndërsa pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 21,143 listime dhe Bullgaria me 18,167. Gjithsesi ndërsa Rumania operon mbi një bazë më të madhe, Shqipëria po rrit kapacitetet me një shpejtësi dukshëm më të lartë. Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur krahasohen...