Shqipëria në garën për zinxhirët europianë të furnizimit
Në kilometrin e pestë të autostradës Tiranë-Durrës, pranë aeroportit më të madh të Ballkanit Perëndimor dhe portit kryesor të Shqipërisë, një park i ri industrial po përgatitet të hapë dyert për investitorët e parë të huaj. Disa kilometra më tej, Bashkia e Tiranës po finalizon TEDA-n e parë funksionale të vendit, ndërsa në Porto Romano, gjiganti gjerman Lidl po ndërton një qendër logjistike që synon të lidhë prodhuesit shqiptarë me zinxhirët europianë të furnizimit. Në Vlorë, një tjetër projekt TEDA ka marrë statusin e investitorit strategjik. Për një vend që prej më shumë se një dekade ka shpallur zona ekonomike pa arritur t’i kthejë ato në histori suksesi, numri i projekteve që po avancojnë njëkohësisht nuk kalon pa u vënë re. Zhvillimet po ndodhin në...
Burimi:
javanews.al