Shqipëria, më pak grurë e misër/ Tkurren sipërfaqet e mbjella në fushat e Semanit, fermerët: Kostot të papërballueshme
Në fushat e Semanit ne Fier ka nisur korrja e grurit, por ndryshe nga dikur, sipërfaqet e mbjella me drithëra po tkurren nga viti në vit. Zona që njihej si një nga hambarët kryesorë të Myzeqesë po përballet me rënie të ndjeshme të kultivimit të grurit dhe misrit. Sipas të dhënave nga njesia administrative, këtë vit në Seman janë mbjellë vetëm 400 hektarë me grurë, rreth 180 hektarë më pak se një vit më parë. Edhe sipërfaqet e mbjella me misër kanë pësuar ulje, me mbi 150 hektarë më pak krahasuar me vitin e kaluar. Në total, më shumë se 320 hektarë tokë janë larguar nga prodhimi i drithërave. Fermerët thonë se arsyet kryesore janë kostot e larta të prodhimit, cilësia e dobët e plehrave...
Burimi:
top-channel.tv