Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European Working Conditions Survey 2024” të Eurofound. Vetëm rreth 25% e punonjësve në vend deklarojnë se kanë sindikatë, këshill punonjësish apo forma të tjera përfaqësimi në vendin e punës, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me mbulimin më të dobët në Europë. Edhe më problematike paraqitet situata me strukturat e sigurisë dhe shëndetit në punë. Më pak se një në katër punonjës në Shqipëri deklarojnë se në kompaninë ku punojnë ekziston një delegat apo komitet për sigurinë në punë, ndërkohë që në Bashkimin Europian, mesatarja është rreth 60% e punonjësve. Sipas raportit, mungesa e këtyre mekanizmave i lë punonjësit “cilësisht të disavantazhuar” për të ngritur shqetësime...