Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe pas rritjes në 50 mijë lekë

Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe pas rritjes në 50 mijë lekë

Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe pas hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekësh bruto. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, paga minimale në Shqipëri është 517 euro në muaj, niveli më i ulët mes vendeve europiane që kanë një pagë minimale kombëtare. Statistikat e Eurostat-it tregojnë se, më 1 janar 2026, paga minimale në vendet e Bashkimit Europian varionte nga 620 euro në Bullgari deri në 2 704 euro në Luksemburg. Edhe pse Bullgaria mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në BE, niveli i saj është tashmë 103 euro më i lartë se ai i Shqipërisë. Në rajon, Shqipëria renditet sërish e fundit. Turqia ka një pagë minimale prej...