Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili është hedhur për konsultim publik dhe, për herë të parë, përfshin një kapitull të posaçëm që rregullon kalimin nga leku te euro. Ekonomisti Gentian Beqiri vlerëson se adoptimi i euros dhe anëtarësimi në eurozonë do të sjellin një sërë përfitimesh për ekonominë shqiptare. “Pavarësisht se ne nuk jemi pjesë, por Euro është pjesë e ekonomisë dhe ndërkohë ne nuk kemi përfitimet e të qenurit në eurozonë që të kemi nivel shumë të ulët të interesave bankare. Nuk kemi rrezikun e kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit është shumë i luhatshëm dhe i paparashikueshëm. Ka kosto për të këmbyer...