Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë mesataren e Bashkimit Europian, por tashmë jemi vendi i tretë më i shtrenjtë në Europë për prodhimet blegtorale. Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara së fundmi, çmimet qumështit dhe bulmetrave në Shqipëri ishin 135.6 për qind e mesatares së BE në vitin 2025 (BE27=100), pothuajse në të njëjtin nivel me Norvegjinë, me 135.7 për qind. Shqipëria dhe Norvegjia renditen në krye për nivelin e lartë të çmimeve në këtë grup produktesh, pas Zvicrës, e cila kryeson me indeksin 144 % e mesatares së BE-së, si vendi më i shtrenjtë në kontinent. Shqipëria ka pasur veçanërisht një rritje të fortë gjatë katër viteve të fundit....