Shqipëria afron legjislacionin me BE, pritet rritja e siguracionit të automjeteve
Përafrimi i legjislacionit me Bashkimin Evropian ka detyruar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të rishikojë ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Projektligji i ri parashikon rritjen, në mënyrë të ndjeshme, vlerën limit që kompanitë duhet të paguajnë për ngjarje sigurimi, përfshirë edhe personat e dëmtuar, efektet e të cilit do të hyjnë në fuqi pas anëtarësimit në BE. “Sipas projektligjit të ri kjo shumë do të rritet në 6.45 milionë euro për çdo ngjarje sigurimi. Aktualisht ekzistojnë disa nivele në varësi të llojit të mjetit. Për shembull për mjetet që transportojnë materiale të rrezikshme është 200 milionë, për autobusët dhe kamionë 150 milionë lekë. Po për shumicën e mjeteve të tjera kur përfshihen dhe autoveturat për përdorim personal jemi në nivelin 55 milionë...
Burimi:
javanews.al