FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit
Kriza brenda FIFA-s po thellohet. Presidenti Gianni Infantino ka thirrur një mbledhje urgjente me stafin drejtues të organizatës në Rabat të mërkurën, ndërsa presioni ndaj tij është rritur ndjeshëm pas polemikave për projektin “FIFA Forward Enterprise”. Mbledhja do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm Mattias Grafstrom dhe drejtuesve kryesorë të FIFA-s, në një përpjekje për të menaxhuar situatën e krijuar pas tërheqjes së planit për përfshirjen e investitorëve privatë në një kompani që do të menaxhonte aspektet komerciale të turneve të FIFA-s.UEFA humbet besimin te Infantino Projekti, i cili parashikonte shitjen e rreth 20% të kompanisë së re ndaj investitorëve privatë, u kundërshtua fuqishëm nga UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit. UEFA madje kërcënoi me bojkot të kompeticioneve të FIFA-s nëse plani...
Burimi:
javanews.al