Shpallet fituesi Milot-Balldren! Karakaçi jep lajmin, gati të nisë puna për një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend
Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës së zbatimit një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi në një komunikim publik. Fondi limit i këtij koncesioni që do të ketë afat 35 vjeçar ishte 364.7 milionë euro pa TVSH, ndërsa fituese është shpallur kompania “Salillari”, dhe ndërtimi i rrugës pritet të ndikojë direkt në uljen e trafiku. Aksi Milot–Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin aktual të kategorisë C. Projekti nis në nyjen e Milotit, ku lidhet me aksin Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit, ndërsa përfundon në Balldren, në lidhje...
Burimi:
javanews.al