Shifrat e ISSH/ 353 mijë pensione pleqërie janë të pjesshme, shkak kontributet e pakta dhe nëndeklarimet e pagave
Puna në të zezë, e paregjistruar në organet tatimore dhe pa kontribute të derdhura, vijon të shpërfaqet me pasoja negative për xhepin e pensionistëve. Shifrat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se 353 mijë, nga gati 640 mijë pensionistë në total, marrin një pagesë pleqërie të pjesshme për shkak të viteve të punës të pamjaftueshme. Kjo shifër është rritur në krahasim me vitin 2024 kur ishin 316 mijë pensione të pjesshme. Përmes një përgjigje zyrtare ISSH thotë për mediat se vjet u lidhën rreth 55 mijë pensione të reja, të cilat kishin mesatarisht 24 vite e 6 muaj punë nga 38 vite e 8 muaj që ishte detyrimi për të përfituar pension të plotë. Për shkak të viteve të pakta të siguruara dhe kontributeve...
Burimi:
sot.com.al