Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

Ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të vendit, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra persona të plagosur. Sipas të dhënave nga ngjarjet e raportuara, gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën disa persona, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për trajtim në spitalet rajonale dhe në Spitalin e Traumës në Tiranë. Një nga rastet tragjike ishte ai i Aleks Ukës, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, pasi ishte plagosur rëndë në një aksident në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav. Një tjetër viktimë u regjistrua në aksin Lezhë–Milot, ku një 50-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në orët e mbrëmjes. Në Ksamil, një aksident...