Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë godet brigjet jugore të Filipineve
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit goditi të mërkurën brigjet e Filipineve jugore në rajonin Mindanao, sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat. Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje). Megjithatë, nuk u lëshua asnjë alarm për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme në infrastrukturë. Filipinet ndodhen në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit, një nga zonat sizmike më aktive në botë, ku takohen katër pllaka kryesore tektonike./ AA.
Burimi:
syri.net