Sërish probleme me ‘E-Albania’, bizneset ankohen për ndërprerje të shërbimeve
Nuk ka zgjatur shumë relaksimi i bizneseve në punën e tyre me shërbimet që kryhen vetëm online, përmes platformës qeveritare E-Albania. “Ka disa ditë që nuk arrij të bëj një aplikim”, thotë një ekonomist. Një tjetër shpjegon se ka probleme me formularët e aplikimit. kur duhet të bësh një ndryshim në QKB të del formulari me gabime në QKB dhe refuzohet, teksa sistemi menaxhohet përmes E-Albania. Një kontabilist ankohet se sot në mëngjes ka shfaqur probleme dhe platforma e faturave self-care, teksa një herë aksesohet dhe një herë jo. “Duket sikur po hapet por nuk del fatura”, thotë Elda, ekonomiste. Që prej fundit të vitit të kaluar, bizneset janë përballur vazhdimisht me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online. Për...
Burimi:
syri.net