Sërish goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik prej keqmenaxhimit

Sërish goditje për fermerët/ Skema e subvencioneve në rrezik prej keqmenaxhimit

Edhe pse skema është publikuar prej më shumë se një muaji në Fletoren Zyrtare dhe u prezantua nga ministri Andis Salla si një mbështetje e shtuar për fermerët, procesi vijon të mbetet i bllokuar dhe pa afate të qarta. Prej javësh Ministri Salla zhvillon takime promovuese, ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka hartuar udhëzimin që përcakton kriteret e aplikimit, raporton Top Channel.  “Në momentin që flasim kemi një VKM për vitin 2026, por nuk ka udhëzim të përbashkët të ministrive. Akoma nuk ka filluar de fakto zbatimi i skemave mbështetëse në ministri. Në fundi e çdo viti duhet të mendohet për skemat pasardhëse mbi bazën e analizave sektoriale, mbi bazën e analizave ekonomike që do të thotë analizohet kostoja e një produkti të...