Sektori bankar uli përqendrimin në segmentin e biznesit gjatë vitit 2025

Sektori bankar uli përqendrimin në segmentin e biznesit gjatë vitit 2025

Kredia për biznesin përbën pjesën më të madhe të portofolit të kredisë së sektorit bankar, por pesha e këtij segmenti pësoi përsëri rënie gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2025 kredia në segmentin e biznesit përbënte 61.5% të portofolit të kredisë së sektorit bankar, nga rreth 63.3% që përbënte në fund të vitit 2024. Rënia e peshës së segmentit të biznesit ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes më të shpejtë të kredisë në segmentin retail në vitet e fundit dhe kryesisht të kredisë për individët dhe familjet. Veçanërisht kredia për blerjen e banesave, por paralelisht edhe kredia konsumatore është rritur me ritme të larta, duke bërë që pesha specifike e portofolit të individëve të...