Rritja e aktivitetit ekonomik dhe rritja e pagave/ BB dhe FMN vlerësojnë progresin e Shqipërisë

Rritja e aktivitetit ekonomik dhe rritja e pagave/ BB dhe FMN vlerësojnë progresin e Shqipërisë

Rritja e aktivitetit ekonomik, zgjerimi i punësimit dhe rritja e pagave kanë bërë që ekonomia shqiptare të ketë ecuri pozitive. Këto ishin disa nga pikat që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau gjatë mbledhjes së Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në SHBA. Në fokus ishte edhe situata gjeopolitike nga konflikti në Lindjen e Mesme që ka pasur impakt edhe në ekonominë globale. “Sa i përket perspektivave të ardhshme, pasiguritë në mjedisin e jashtëm lidhur me zhvillimet gjeopolitike dhe luhatjet në çmimet e energjisë mbeten rreziqe të rëndësishme për ecurinë ekonomike dhe kërkojnë një vëmendje të shtuar në vijim. Pavarësisht kësaj, autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të përballuar çdo situatë”, tha Sejko. Përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore vlerësuan progresin...