Rriten eksportet shqiptare/ Shitjet jashtë u rritën me 13.6%, por importet mbetën mbi dyfishin e tyre
Eksportet shqiptare u rritën me ritme të shpejta gjatë muajit qershor, duke shënuar një rritje prej 13.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria eksportoi mallra me vlerë 35.4 miliardë lekë. Rritja u mbështet kryesisht nga eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe materialet e ndërtimit, metalet, makineritë dhe pjesët e këmbimit. Në të kundërt, eksportet e tekstileve dhe këpucëve shënuan rënie, duke qenë sektori që ndikoi negativisht, si pasojë e rritjes së çmimit të produkteve shqiptare nga luhatjet e kursit të euros. Por krahas eksporteve, gjatë qershorit vijuan të rriten edhe importet. Shqipëria importoi mallra me vlerë 83.5 miliardë lekë, ose 9.1 për qind më shumë se...
Burimi:
sot.com.al