Rivlerësimi i pronës me taksë 5%/ Tatimet: Deri në korrik u kursyen 120.5 milionë euro nga tatimpaguesit

Rivlerësimi i pronës me taksë 5%/ Tatimet: Deri në korrik u kursyen 120.5 milionë euro nga tatimpaguesit

Nga nisja e procesit të rivlerësimit, ku për shitblerjen e pasurive të paluajtshme tatimi që paguhet nga 15% është reduktuar në 5% ka sjellë përfitime te individët mbi vlerën e 100 mln eurove. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) publikoi sërish të dhënat e përfitimeve për taksapaguesit nga procesi i rivlerësimit. Sipas DPT-së vetëm për periudhën Janar-Korrik, përmes këtij procesi janë kursyer 120.5 milionë euro në kosto fiskale. Tatimet u kanë bërë thirrje individëve se ende kanë mundësi të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nëse do të vijojnë aplikimin brenda afateve të përcaktuara në ligj. Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të...