Revolta e ‘të përjashtuarve’
Kjo është në fakt revolta e “të përjashtuarve”, e brezit të ri, atij që sot nuk arrin ta shohë të ardhmen në Shqipëri, për shkak të mungesës së perspektivës, kostos së lartë të jetesës, mungesës së vendeve të mira të punës, arsimit problematik, pagave të ulëta, çmimeve të papërballueshme të banesave, mungesës së meritokracisë, kapjes së mundësive nga një pakicë dhe një modeli ekonomik që prodhon rritje në letra, por jo gjithmonë mirëqenie. Editorial i 'Monitor' Për disa ditë me radhë, Shqipëria ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të protestave kundër planeve të zhvillimit në zonën e Zvërnecit. Por, siç ndodh shpesh me vështrimet nga jashtë, fokusi ka qenë disi i shtrembëruar. Shumë raportime e reduktuan debatin vetëm në zemërimin për prekjen...
Burimi:
syri.net