Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

Raporti i BSH: Ekonomia po rritet! Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

Ekonomia e Shqipërisë po rritet me ritme të qëndrueshme vlerëson Banka e Shqipërisë, me kontribut pozitiv të rritjes së punësimit, pagave, konsumit apo investimeve. Kështu thuhet në raportin e stabilitetit financiar. Edhe performanca e sektorit bankar ka qenë pozitive përgjatë 2025-ës, dhe optimiste mbeten pritshmëritë për 2026-ën pavarësisht se janë shtuar pasiguritë të ndikuara nga lufta në Lindjen e Mesme. Si rrezik nga bankat evidentohen edhe sulmet kibernetike apo luhatjet në tregun e pronave. “Në vrojtimet e fundit bankat e kanë vënë theksin tek rreziqet ndërkombëtare dhe tek efekti që ato mund të sjellin në ekonominë e brendshme. Sulmet kibernetike janë një tjetër faktor rreziku”, thotë Klodion Shehu, drejtor i Stabilitetit Financiar. Drejtori i Stabilitetit Financiar Klodion Shehu thotë se gjatë vitit të kaluar sektori...