Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!
Ndodh sërish! Te dera e dyqanit në pronësi të Rigels Rajkut ose siç e njohim të gjithë reperit Noizy, është gjetur një sasi e vogël lënde eksplozive, por këtë herë e pashpërthyer. Siç njofton Policia, dyqani ndodhet në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët. Siç e kemi theksuar në nisje të lajmit, kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm gjendet përballë një situate të tillë. Më herët, ekzaktësisht më 8 qershor 2022, i është vënë tritoli një dyqani rrobash dhe lokalit të tij, fatmirësisht pa të lënduar. Incidente këto, pas përplasjeve të tij (edhe fizike) me reperin Kleviol Ahmeti ose Cllevio Serbiano....
Burimi:
javanews.al