Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë
Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në sulmet ruse gjatë natës pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në orët e para të së shtunës, raketat goditën lindjen e kryeqytetit, vetëm disa ditë pasi sulmet në të gjithë Ukrainën vranë 21 persona. Sulmet me raketa balistike vranë tre persona dhe plagosën tre të tjerë, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Timur Tkachenko, duke shtuar se mbeturinat që binin dëmtuan ndërtesa apartamentesh dhe makina. Ndërkohë, Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin serb, Beograd, për vizitën e tij të parë. Ai do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për të diskutuar lidhjet ekonomike, çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Burimi:
javanews.al