Raporti: 87.7 mld lekë shpenzime nga bashkitë në 2025-ën, 46% e buxhetit vendor shkoi për paga
Shpenzimet e pushtetit vendor arritën në 87.7 miliardë lekë gjatë vitit 2025, me një rritje prej gati 18% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave konfirmojnë se Tirana vijon të dominojë hartën e financave vendore, duke përqendruar më shumë se një të tretën e të gjitha shpenzimeve të bashkive në vend. Por përtej rritjes së fondeve, raporti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po përdoren këto para. Tiranë – 35.7%Durrës – 5.0%Kamëz – 4.3%Fier – 3.9%Elbasan – 3.8%Shkodër – 3.5%Vlorë – 3.2%Lezhë – 2.4% “Vetëm gjatë dy muajve të fundit të vitit 2025 vërehet një zhvillim jo normal i trendit të shpenzimeve, ku është realizuar një shumë prej rreth 21.4 miliardë lekë, ose 24.4% e totalit të shpenzimeve vjetore të...
Burimi:
javanews.al