Qeveria miraton Planin Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara, 7.6 miliardë lekë investime deri në 2030
Këshilli i Ministrave ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030, një dokument strategjik që synon të forcojë garantimin e të drejtave, përfshirjen sociale dhe jetesën e pavarur të kësaj kategorie gjatë pesë viteve të ardhshme. I hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me institucionet publike, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, plani përfaqëson një angazhim të ri për ndërtimin e një shoqërie më të aksesueshme dhe më të drejtë. Dokumenti mbështetet në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Strategjinë e Bashkimit Evropian për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021–2030. Plani përfshin 28 objektiva specifike, 68 masa...
Burimi:
sot.com.al