Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe synon të lehtësojë aksesin në financim përmes kredive me kushte më të favorshme. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë për subjektet që aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë. Fondi do të ndahet në dy shtylla kryesore. Të paktën 1.5 miliardë lekë janë rezervuar për sektorin e bujqësisë, përfshirë pylltarinë dhe peshkimin, ndërsa 3.5 miliardë lekët e mbetura do të mbështesin sektorë të tjerë si industria përpunuese, tregtia, transporti, turizmi, teknologjia e informacionit dhe shërbimet profesionale. Sipas dokumentit zyrtar,...
Burimi:
sot.com.al