‘Projektligji i energjisë’, Eksperti: Sistemi i OSHEE abuziv, ligji i ri e rëndon më shumë qytetarin
Një projektligj i ri për sektorin e energjisë elektrike, ndonëse synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian, përmban nene problematike që rrezikojnë ta shndërrojnë atë në një “kamzhik” kundër qytetarëve dhe bizneseve. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', eksperti i energjisë Olsi Karapici tha se ky ligj hap rrugën për masa ekstreme si bllokimi i pronave për fatura relativisht të vogla, pa adresuar më parë problemet themelore dhe abuzimet brenda sistemit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Kritika kryesore ndaj projektligjit është se ai vendos detyrime të rënda mbi konsumatorin, pa i ofruar këtij të fundit asnjë garanci apo të drejtë përballë një sistemi shpesh abuziv. Kontrata mes furnizuesit dhe klientit duhet të jetë dypalëshe, ku të dyja palët...
Burimi:
syri.net