Produktet e pronës rritën dëmet në tregun e sigurimeve për tremujorin e parë të vitit
Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve janë rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos për shkak të produkteve të lidhura me sigurimin e pronës. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për tremujorin janar-mars, kompanitë e sigurimeve paguan 2.15 miliardë lekë dëme, në rritje me 11.8% krahasuar me një vit më parë. Rritja e dëmeve të paguara erdhi e gjitha nga tregu i sigurimeve të Jo-Jetës, ku dëmet u zgjeruan me 16.3%. Efektin kryesor e ka dhënë rritja e fortë e dëmeve nga kontratat e sigurimit të pronës. Siguruesit kanë paguar 274 milionë lekë dëme të lidhura me produktin e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës. Dëmet në këtë klasë janë rritur me 266% krahasuar me të njëjtën...
Burimi:
sot.com.al