Praktikat më të mira për administrimin e pasurive të paligjshme, AAPSK bashkëpunon me Italinë

Praktikat më të mira për administrimin e pasurive të paligjshme, AAPSK bashkëpunon me Italinë

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi një takim zyrtar pranë zyrave të homologëve italianë të Agjencisë Kombëtare për Administrimin dhe Destinimin e Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara nga Krimi i Organizuar (ANBSC), në Itali. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ranë dakord për nisjen e procedurave për një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, e cila do të fokusohet në shkëmbimin e informacionit, ndarjen e eksperiencave dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian dhe atyre ndërkombëtare në fushën e administrimit të aseteve të sekuestruara...