Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë që prej nisjes së matjeve nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), duke treguar një përkeqësim të ndjeshëm të klimës dhe integritetit në ekonomi. Sipas të dhënave të prezantuara në Indeksin e Biznesit, 68% e anëtarëve të AmCham e vlerësojnë korrupsionin si të lartë ose shumë të lartë, ndërsa vetëm 7% e konsiderojnë atë të ulët ose shumë të ulët. Një e katërta e bizneseve të anketuara mbajnë një qëndrim neutral. Treguesi i perceptimit të korrupsionit ka rënë në 28.9 pikë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në historinë e indeksit. Rënia vjen pas një periudhe kur treguesi luhatej kryesisht mes 30 dhe 40 pikëve, duke arritur deri në 39.9 pikë në...