Pensionet rriten pas një muaji, ministri Malaj: Po mendojmë të afrojmë indeksimin në korrik ose qershor

Pensionet rriten pas një muaji, ministri Malaj: Po mendojmë të afrojmë indeksimin në korrik ose qershor

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se qeveria po shqyrton mundësinë që indeksimi i pensioneve dhe përfitimeve të tjera sociale të bëhet para afatit të zakonshëm të 1 tetorit, potencialisht në muajt qershor ose korrik. Gjatë konferencës së përmuajshme për media, Malaj tha se janë krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas dakordësimit me Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ai bëri të ditur gjithashtu se nga skema kombëtare për bujqësinë dhe blegtorinë parashikohet një fond prej rreth 6.5 milionë eurosh për kompensimin e fermerëve. Ndërkohë, nga rivlerësimi i pronave me tatim 5%, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 3.9 miliardë lekë në dy muaj. Sipas Malajt, Shqipëria vazhdon të ketë një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon dhe nën mesataren...