Pensionet mbeten në deficit, për 100 pensionistë kontribuojnë vetëm 118 të punësuar në skemë
Për 100 qytetarë të vendit tonë të cilët marrin pensione kontribuojnë 118 individë. Ky raport në sigurimet shoqërore qëndroi pothuajse i njëjtë në 2025 me një vit më parë. Të ndikuar nga emigrimi i fuqisë punëtore, numri i ulët i individëve që derdhin kontribute, punësimi në të zezë dhe nëndeklarimi i pagave, diferenca mes kontribuuesve dhe përfituesve vijon të jetë e ngushtë në skemën tonë të pensioneve. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, u regjistruan 754 mijë e 981 pensionistë përfitues dhe 870 mijë e 964 të punësuar që paguan sigurimet shoqërore. 16 mijë e 939 më shumë qytetarë kontribuan në 2024 në këtë skemë, ndërsa numri i pensionistëve u rrit me 33 mijë e 583. Një raport i tillë...
Burimi:
top-channel.tv