Pastrimi i parave, Shqipëria nën lupën e MONEYVAL, kur pritet të dalë raporti i vlerësimit
Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërkombëtar, pasi një delegacion i Këshillit të Europës përfundoi një mision dyjavor në vend për të vlerësuar sistemin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Moneyval (një organ i Këshillit të Europës që vlerëson se si vendet anëtare dhe disa juridiksione të tjera zbatojnë standardet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) njoftoi në faqen e tij zyrtare këtë javë se një ekip ekspertësh zhvilloi vizitë në terren në Shqipëri nga 14 deri më 24 prill 2026, në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimeve reciproke. Qëllimi i këtij procesi është të vlerësojë sa sa me efektivitet po zbaton Shqipëria standardet ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe...
Burimi:
sot.com.al