Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill
Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Gjatë muajit prill u regjistruan në vend 8,707 automjete, me një tkurrje të lehtë prej 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë shtuar gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë, të ndikuara nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me zgjerim prej 8.4%. Aktorët e tregut pohojnë se frenimi i prillit lidhet me disa faktorë, ku më kryesori ka të bëjë me situatën e krijuar në Ngushticën e Hormuzit, që...
Burimi:
javanews.al