Parajsa e pastrimit të parave/ Maratona 10-vjeçare e betonit, kronika e një pastrimi të paralajmëruar

Parajsa e pastrimit të parave/ Maratona 10-vjeçare e betonit, kronika e një pastrimi të paralajmëruar

Si u bë vendi një parajsë për pastrimin e parave, kryesisht në sektorin e ndërtimit. “Monitor” sjell një kronologji të ngjarjeve që i ka analizuar në vite dhe e kanë pikënisjen në kultivimin masiv të kanabisit në vitin 2016. Më poshtë, një retrospektivë e një “sekreti publik” 10-vjeçar, që në fakt e ka ditur çdokush gjithë kohës, por shumëkush zgjodhi të mos e shohë. … Deri tani, kur nuk mund të fshihet më! Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në faktin që vendi u kthye në një pikë të nxehtë të kultivimit të kanabisit, që tërhoqi dhe vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare, “Monitor” filloi të ndiqte dy tregues: i pari ishte kursi i këmbimit, i dyti – ecuria e lejeve të ndërtimit. Të dy...