Pakënaqësia e kompanive, Ibrahimaj: Do rishikojmë formulën për caktimin e çmimit të hidrokarbureve

Pakënaqësia e kompanive, Ibrahimaj: Do rishikojmë formulën për caktimin e çmimit të hidrokarbureve

Në përfundim të mbledhjës së Qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dha një përgjigje për kompanitë e hidrokarbureve në vend, të cilat janë të pakënaqura me formulën që përdoret për caktimin e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Ibrahimaj tha se zhvillohet një analizë ekonomike për të vendosur nëse formula aktuale e përcaktimit të çmimeve të karburanteve duhet të ndryshohet. “Në momente të caktuara, me qëllim që të mbrojmë interesin publik, ne kemi ndërmarrë masa, si ngritja e Bordit të Transparencës. Jemi të vetëdijshëm që marzhet e përcaktuara dhe formula e përcaktuar në aktin i cili parashikon ngritjen e Bordit, është një formulë shumë restriktive, që do të thotë që në kohën që ne kemi dizenjuar atë formulë, kemi bërë një analizë...