Pagesat me kartë ‘bllokojnë’ bakshishet, sfida e re në turizëm
Sektori i akomodimit dhe hotelerisë në vend po shkon gjithnjë e më shumë drejt formalizimit, ku jo vetëm turistët e huaj, por edhe një pjesë e konsiderueshme e shtetasve shqiptarë po preferojnë pagesat me kartë krediti apo debiti. Ky tranzicion drejt ekonomisë digjitale ka nxjerrë në pah një problematikë për stafet e shërbimit, pamundësinë për të marrë shpërblime ose bakshishe në mungesë të parave cash. “Problemi qëndron tek pagesat me kartë, që sot për sot pothuajse të gjithë të huajt e bëjnë, por që edhe shqiptarët… marrin pagat apo pensionet nëpërmjet kartave të kreditit. Duke qenë se punonjësit e turizmit, në momentin kur pagesat do të bëhen me kartë, nuk kanë mundësi të kenë kontakt me paranë fizike, një nga elementët e rëndësishëm është dhe...
Burimi:
sot.com.al