Pagesat e para nga DIVA, ekspertja: Procesi mund të zgjasë, por e drejta për të kërkuar rimbursimin deri në 5 vite

Pagesat e para nga DIVA, ekspertja: Procesi mund të zgjasë, por e drejta për të kërkuar rimbursimin deri në 5 vite

Procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar për qytetarët, të cilët kanë plotësuar deklarimin e të ardhurave personale për vitin 2025 ka nisur, ndërsa mijëra individë presin kthimin e shumave që rezultojnë të paguara më tepër ndaj administratës tatimore. Procesi po shoqërohet me verifikime dhe kontrolle të detajuara nga administrata tatimore, veçanërisht për rastet që përfshijnë përfitime për fëmijët apo shpenzimet e arsimit. E ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, kontabilistja Fidi Qela sqaroi se gjithçka nis me deklarimin e DIVA-s, që u mbyll më 31 mars. Sipas saj, nga momenti i dorëzimit të deklaratës nis edhe afati për kërkesën e rimbursimit, ndërsa qytetarët kanë të drejtë ta korrigjojnë deklaratën deri në dy herë brenda një periudhe gjashtëmujore. “I gjithë procesi ka nisur me deklaratën...