Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thellon rënien gjatë kësaj jave dhe po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 95.49 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.3% që nga fillimi i vitit dhe me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Agjentët e tregut valutor shprehen se tremujori i dytë i vitit i ka theksuar më tej presionet nënçmuese mbi Euron, siç ishte edhe e pritshme, kryesisht për shkak të një efekti në rritje të turizmit. Gjatë vitit 2026, forcimi i Lekut ka marrë një hov të ri, që u pa qartë qysh në tremujorin e parë të...